Personi në foto është Ylli Boba, 32-vjeçari i cili humbi jetën ditën e sotme në Bulqizë.
Me profesion elektricist, Boba u rrëzua nga shtylla teksa po punonte në fshatin Koshavicë të njësisë administrative Shupenzë.
Emri/ Bie nga shtylla ku po punonte, humb jetën elektricisti në Bulqizë
Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por ndërroi jetë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./albeu.com