Erida Caudili, tha në “Good Morning Albanians” se ende nuk është zbuluar motivi se përse Renato Muhaj vrau ish-gruan e tij Suela Saliajn.
Ajo tha se ata kishin dy vite që ishin ndarë dhe ndaj nuk dihet se për çfarë arsye ai e vrau gruan ditën e djeshme. Ajo tha se gjendja e rënduar psikologjike mund të ndikuar në kryerjene këtij krimi.
Sipas polices, në hetuesi ai ka qenë i hutuar dhe i është përgjigjur pyetjeve me pyetje, ndërsa para se të kryente krimin, pasi kishte dhunuar mizorisht prinërit e tij, ai ka thënë se “Është në duart e djallit”.
“Kur po ikte nga apartamenti pasi kishte dhunuar prindërit e tij ai bëri këtë koment “Është në duart e djallit””,-tha policja.
Sipas mediave në SHBA, ai ka thënë se vajza e tij ishte në duart e djallit, duke iu referuar ish-gruas.
“Kur vjen puna për gjërat shëndetësore, ato janë shumë të mbrojtura dhe nuk dalin për publikun”,-tha ish policja, ndërsa theksoi se për krimet në familje në SHBA masat janë të menjëhershme.