Erjola Doci, në shtëpinë e Big Brother Vip, i ndodhi një incident, ku u bë me miell në fytyrë. Për shumicën ky është krejt incident normal, ndërsa për moderatoren jo. Ajo e përjetoi shumë keq sa filloi të qante me dënese, ndërsa më pas rrëfeu se ka vite që vuan nga një ndjesi sikur e përndjek tersi.
Ajo tha se natën sheh hije, ndërsa kur zgjohet në mëngjes ka shenja në trup. Madje ndau dhe një eksperiencë të një nate më parë, ku tha se iu shqep veshja dhe u ndje aq keq sa nuk u mbyt, por e qetësoi Ervini duke i kënduar një sure.
Të gjithë banorët janë munduar ta qetësojnë, ndërsa Meri tha se dhe ajo ndjen energji fantazmash në shtëpinë vip.
Pjesë nga diskutimi:
Erjola: Më demoralizon o Meri se gjithmonë duhet të më ndodhë diçka, për shpirt të babit desh më ndali shpirti.
Meri: Edhe unë kam ndjerë energji fantazmash në këtë shtëpi. Janë ca fantazma moj, kam ndjerë energji fantazmash. E kapi fantazma këtë.
Erjola: Natën e parë të Prime kur kam hyrë këtu, me shqepet veshja. E bëra gjak dorën, Vini duke më kënduar sure se sa nuk u mbyta në mës të Prime. Tani bëhem krejt miell. Mu shpif vetja
Romeo: Dale moj ça po thua, qetësohu
Erjola: Jo, gjithmonë më mbushin me gjëra negative
Erjola: Ma kanë nxirë jetën, edhe natën shihja hije. Kush dreqin bën këtë gjë, ia ktheftë zoti
Fationi: Po jo mo zemra, ca i ke këto
Erjola: Më ka ndodh, nuk e di ti se çfarë kam kaluar se nuk e kam ndarë me njerëz
Fationi: Hiqi këto mendime
Ilnisa: Lëreni të qetë, në këtë gjendje po i rrimë të gjithë te koka
Erjola: Nuk është se fiksohem, ka vite ky muhabet
Fationi: Hiqi nga mendja, mos u fikso
Erjola: Nuk fiksohem se kam shkuar, jam parë në vend të mirë. E kam vuajtur, cohesha me shenja në trup