Paul Richard Alexander, njeriu që ka jetuar brenda një mushkërie hekuri për shtatë dekada, ka një diplomë të fakultetit juridik dhe gjithashtu ka shkruar një libër që njerëzit në mbarë botën e lexojnë.
Burri thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet dhe ka plane për të udhëtuar nëpër botë për të rritur ndërgjegjësimin për poliomielitin, sëmundjen që e bëri atë kaq të varur nga pajisja.
Paul nga Dallasi i Teksasit, ishte vetëm 6-vjeçar kur doli për të luajtur me vëllain e tij të madh, por kur u kthye ankohej për ethe, dhimbje trupi dhe lodhje.
Diqka e panjohur për Paulin dhe familjen e tij ishte epidemie e poliomielitit që ndodhi në atë rajon në vitin 1952 dhe ky virus që shkakton poliomielitin infektoi asokohe 6-vjeçarin.
Ai u dërgua në spital ku u diagnostikua me poliomielit, një sëmundje dobësuese dhe ndonjëherë edhe kërcënuese për jetën.
E kaloi kohën e tij në spital në një karrige, duke parë fëmijë të tjerë që ishin gjithashtu të infektuar, disa prej të cilëve nuk ia dolën.
Paul arriti të mbijetonte, por infeksioni e la atë të paralizuar poshtë qafës dhe të paaftë për të marrë frymë vetë.
Më pas, mjekët i dhanë Paulit të ri pajisje shpëtimi në mushkëri të hekurt që e ndihmuan të merrte frymë.
Pajisja cilindrike mbulon të gjithë trupin përveç kokës. Ushtron presion negativ në gjoks dhe bark për të ndihmuar në krijimin e veprimit të frymëmarrjes. Kjo e ka mbajtur Palin gjallë për më shumë se 70 vjet.
Megjithatë, kjo pajisje e rëndë ende nuk ka arritur ta ndalë Paulin nga synimet e tij. Përkundrazi, fatkeqësia e tij e inkurajoi atë jo vetëm të mbaronte shkollën e mesme, por edhe të përfundonte dy diploma në drejtësi dhe të ushtronte profesionin e avokatit për tridhjetë vjet në një karrocë të veçantë.
Ai gjithashtu ka shkruar një libër për përvojat e tij të jetës që u deshën pesë vjet për t’u shkruar dhe është lexuar nga njerëzit në mbarë botën.
Paul nuk po tërhiqet ende nga jeta dhe dëshiron të udhëtojë nëpër botë. Duke ndryshuar me kohën, Paul është gjithashtu në platformat e mediave sociale. /Telegrafi/