Astrologia Meri Shehu, një prej banoreve të “Big Brother VIP Albania” 3, ka bërë parashikimin e horoskopit për secilën shenjë, këtë fillim muaji.
Sipas astrologes, muaji Shkurt në përgjithësi pritet të jetë një muaj shumë solidar, pasi do të kemi ndikimin e Hënës së re në Ujor.
“Shkurti fillon më ndikimin e hënës së re në Ujor, që do të thotë se kemi një muaj shumë solidar, me ide të reja me bashkëpunime njerëzore dhe me ide revolucionare. Një ndryshim i madh do ndodh në jetën tuaj dhe hëna e re do të japë mundësinë ta përballoni mirë. Mos harroni se hëna e re do përrallet me Jupiterin në Dem. Kjo hënë e re është shpërthyese dhe ju do dilni nga disa konture ku mendoni se jeni të sigurt”, u shpreh ajo.
Dashi: Do filloj të bëjë shoqëri, do dali do flirtoj dhe do jetë një muaj që do zgjeroj marrëdhëniet dhe komunikimet e tij. Shoqëri, argëtim, dhe besoj që është momenti të përgatitet për jetë të bukur të pranverës, por që do hapët me flirtime të mëdha. Do fluturoj në të gjitha anët për të parë se cfarë i përshtatet.