Ish-futbollisti nga Vitia, Lumbardh Salihu, ka fituar mbrëmjen e së premtes spektaklin e shumë shikuar, Big Brother VIP Kosova.
Ai rezultoi më i votuari në televotimin javor, ku pretendentë për çmimin e madh ishin edhe: Edona James, Shqipe Hysenaj dhe Blerando.
Gëzimin e fitores, Lumi e ndau me prindërit e tij, familjen, por edhe në veçanti me të dashurën e tij, Kader Kicaj, të cilën e njohu gjatë rrugëtimit në BBVK.
Tani duket se jashtë shtëpisë më të famshme në Kosovë, ata po e shijojnë në maksimum lidhjen me njëri-tjetrin teksa po vazhdojnë të festojnë fitoren.
Çifti madje kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale edhe një fotografi të përbashkët, ku duken më së të dashuruar dhe të lumtur në prani të njëri-tjetri.
Me fitoren e Big Brother VIP Kosova, Lumbardhi mori me vete edhe shpërlbimin prej 144 mijë eurosh. /Telegrafi/