Kryeministri Edi Rama në podkastin e radhës ka treguar se pse ka refuzuar gjithmonë që të mësojë t’i japë makinës.
Rama tregoi se e ka pasur përherë stres që t’i japë automjeti dhe se e sheh si përgjegjësi të madhe kur ke në dorë jetën e personave që mund të kesh në mjet.
“Nuk di ti jap makinës se e kam pas stres gjithmonë që duhet të futem aty tek timon, me fut këmbët aty poshtë, kaq i madh sa jam. Më mirë lëre fare. Më duket sikur është përgjegjësia e madhe të kesh dhe njerëz aty dhe të kesh në dorë shëndetin e tyre. Por më intereson të di mbi makinat, motorin etj”, tregoi Rama./M.K-dritare.net