Roza dhe Juli janë përfshirë në një debat ditën e sotme, pasi moderatorja i tha aktorit që Albi kishte thënë që ai hyri në BBV me shpatë, por në fund doli shpatë kartoni. Albi nga njëra anë thotë se nuk e kishte për Julin këtë deklaratë, ndërsa Roza thotë se aktorit i shkon shumë kjo shprehje.
Roza: Ti ke hyrë me shpatë, si përfundim shpatë kartoni. Kjo shprehje shkon për ty.
Juli: Është e vërtetë më shkon. Ta thuash ti është… Nuk e di.
Roza: Është mendimi im. Jemi demokraci lejohet mendimi i lirë.
Juli: Patjetër mi zemër. Thuaji. Thuaj çfarë të duash se të njohin njerëzit. Nuk duhet t’i pengojmë që të gabojnë këta njerëz. Vazhdo, tregoje veten çfarë lloj ngjyrash e ke fytyrën.
Roza: Nuk po më ngacmon, po më gudulis. A më erdhët këtu me Ilnisën po diskutonit, edhe unë tani po jap mendimin tim.
Juli: Po mirë vazhdo pra. U zgjove ti? U çove nga gjumi gjashtëditor. Po mirë mi Rozë, ti gënjeve katër herë.
Roza: Absolutisht që jo. Mos ofendo, mos më thuaj rrenacake sepse ofendimi është mungesë argumenti.
Juli: Roza Lati ti je një gënjeshtare.
Roza: Nuk di ndonjë fjalë ndryshe, vetëm rrenacake.
Juli: Unë po t’i jap argumentet e mia. Po të them, e the njëherë kështu, njëherë ashtu, njeherë kështu.
Roza: Pse s’më the: Rozë unë nuk mendoj që është kështu, por është kështu.
Juli: Unë mendoj që ti je një gënjeshtare patologjike. Ti vetëm gënjen mëngjes, drekë e darkë.
Roza: Me të vërtetë?
Juli: Po, ti gënjen edhe veten sepse beson ato që thua.
Roza: Po ku gënjeva unë tani?
Juli: Po ti e ndryshove atë që the.