Ish-futbollisti vitias, Lumbardh Salihu, është shpallur fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.
Ai rezultoi më i votuari nga publiku në finale, duke lënë pas tre finalistët e tjerë: Blerandon, Shqipen dhe Edona James.
E pasi emri i tij u thirr si fitues, gëzimi dhe emocionet nuk munguan mes brohorimave të shumta nga fansat, të cilët festonin bashkë me Lumin fitoren e tij.
Por për të festuar gëzimin më të madh, aty prezente për fituesin e BBVK 2 ishte e dashura e tij, modelja Kader Kicaj, me të cilën krijoi një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother.
Dyshja shkëmbyen një puthje të zjarrtë para publikut, teksa Lumbardhi në një moment e ngriti lart bukuroshen për të festuar bashkarisht momentin e lumtur.
Lumbardhi gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova 2 tregoi një kulturë dhe edukatë, duke u bërë protagonist i diskutimeve të ndryshme dhe duke qenë kryesisht i qetë në lojën e tij. /Telegrafi/