Një aksident trafiku ka ndodhur ditën e sotme në Sllatinë, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë përkatësisht tek vendi që njihet si ‘Kroi i Mbretit’, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku bëhet e ditur se ka qenë një veturë e cila është vetaksidentuar.
Kështu, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka bërë të ditur se personi i cili u lëndua nga ky aksident ka ndërruar jetë.
Krasniqi për Sinjalin tha se lajmin e kanë konfirmuar nga Emergjenca në Prishtinë.
“Lidhur me njoftimin rreth aksidentit të më hershëm në Sllatinë, nga Emergjenca jemi njoftuar se personi që është dërguar për trajtim mjekësor, është pa shenja jete”, tha Krasniqi për Sinjalin.