Këtë të shtunë në emisionin “Rudina” në Tv klan, ka qenë e ftuar moderatorja Odeta (Dume) Mandro, e cila rrëfeu njohjen e parë me bashkëshortin e saj, Mondi.
Ajo tregoi se dashuria për të, nuk ka qenë me shikim të parë, por ka ardhur në mënyrë graduale. Në atë kohë, ata punonin së bashku në televizion, kështu që “rastësia” për t’u takuar ishte më e madhe.
Moderatorja gjithashtu u shpreh se puthjen e parë me Mondin e ka shkëmbyer në ashensor dhe aty ishte momenti kur ajo e kuptoi që kishte rënë me të vërtetë në dashuri.
Odeta (Dume) Mandro: Ne kishim një lokal përballë televizionit ku punonim dhe dilnim sa herë si zyrë që konsumonim drekën apo pinim kafen e mëngjesit. Ngacmimet filluan mes Mondit dhe thjesht fakti që filluan mesazht më shumë të vinin në telefonin tim nga Mondi, ose telefonatat që “shkojmë e hamë drekën bashkë, të mos shkojmë me stafin”. Këto ishin ato ngacmimet e para
Rudina, erdhi kaq natyrshëm ky pëlqimi mes njëri-tjetrit, pas një kohe të gjatë njohjeje. Me Mondin kemi qenë kolegë për një kohë shumë të gjatë. Por erdhi kaq natyrshëm, realisht as unë nuk e kuptova. Por kuptova një ditë kur po ngjisja ashensorin, kemi pasur një ashensor kur hynim në televizion, aty shkëmbeva puthjen e parë dhe aty kuptova që unë kisha rënë në dashuri. /tvklan.al