“Ti bën si Chihuahua”/ Plas keq mes Romeos, Heidit dhe Roza Latit: Mbahesh pas brekëve të…

Roza Lati vazhdon përplasjet me Heidi Bacit, duke e akuzuar këtë të fundit se i raporton çdo gjë Romeos dhe mbahet në lojë falë tij.

Heidi e ka mohuar, ndërsa e ka krahasuar me një qen të racës Chihuahua.

Në debat ka ndërhyrë dhe Romeo, i cili e ka cilësuar Rozën njëri të keq.

Pjesë nga diskutimi:

Roza Lati: Ke ardhur vetëm këtu apo të mbahesh pas brekëve të Romeos?

Heidi: Unë jam shumë vetëm. Po ja shihe si Chihuahua.

Roza Lati: Kush është si Chihuahua, se unë vetë kam rritur Doberman. Me kë je tu fol ti moj goce?

Heidi: Ti bën si Chihuahua.

Roza Lati: Jam gocë Doberman unë, s’jam gocë Chihuahue unë. Kujdes kur flet.

Heidi: O ti je komplet si Chihuahua. Flet gër, gër.

Roza Lati: Unë kam rritur Doberman, s’kam lidhje me Chihuahua.