Mërgimtari erdhi për pushime me gëzimin për të parë vendlindjen e tij, por nuk i doli të jetë ashtu, sepse ai gjeti shtëpinë boshe dhe në gjendje gati të shkatërruar, për shkak të vjedhjeve që i janë bërë, transmeton albinfo.ch.
Referuar policisë, persona të panjohur, pasi kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, kanë vjedhur orendi shtëpiake dhe pajisje amvisërie e gjësende të tjera, si dhe kanë shkaktuar disa dëme nëpër shtëpi.
Policia po e heton rastin.
“Druar, Vushtrri, 05.02.2024-16:10. Ankuesi kosovar ka raportuar se (pasi është kthyer nga Perëndimi), ka vërejtur se persona të panjohur pasi kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, aty kanë vjedhur orendi shtëpiake dhe pajisje amvisërie e gjësende të tjera, si dhe kanë shkaktuar disa dëme nëpër shtëpi. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.
Ndërkaq në media janë publikuar edhe pamjet e kësaj vjedhjeje.