Me paraqitjet e tija fantastike në kampionatin francez, Edon Zhegrova po tërheq vëmendje, e tani edhe është nderuar me medalje nderi.
Ylli kosovar, i cili mbron ngjyrat e skuadrës franceze Lille, u nderua sot me medaljen e qytetit nga kryetari i komunë së Wervicq-Sud, David Heiremans.
Lajmin e bëri të ditur deputetja franceze, Brigitte Liso.
Pas kësaj medaljeje, Zhegrova dhuroi edhe autografe për tifozët./ h.ll/abcnews.al