Ish-anëtari i grupit Lynx, Endrik Beba është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip mbrëmjen e së martës, duke vendosur kështu të “bashkëjetojë” me ish-partneren e tij, Sara Gjordeni me të cilën ka pasur një romancë rreth 9 vite më parë.
Por edhe pse përmendi ish të dashurën në klipin prezantues, teksa u shpreh se “kam pasur një histori me një nga banoret”, këngëtari ka folur me konkurrentët për partneren e tij aktuale.
Ai ka treguar se janë njohur në një varrim dhe bisedat mes tyre kanë nisur më vonë, duke rezultuar në një lidhje dashurie.
“Jemi njohur në varrim, ishte njohja aty dhe mbas disa kohësh kemi pasur mundësi të fillonim të flisnim. Kisha koncert një natë më para, impakti i parë në bisedë, pyetja që më bëri Klea ishte “Ju jeni diplomat”, i thashë asnjë lidhje me diplomatin, komplet e kundërta. Pastaj jemi takuar më mbrapa”, tha ai.
Ndërkohë foli edhe për fëmijërinë e tij, teksa u shpreh se i ati i ka vdekur kur ishte vetëm 1-vjeç dhe se është fëmijë i vetëm.
“Jam djalë i vetëm. Babai më ka lënë 1-vjeç, mami s’ka pasur njeri në jetën e vet”, u shpreh Endrik Beba.
Këngëtari nisi lidhjen e dashurisë me partneren e re, Klean, pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij, Redina, me të cilën ka edhe një djalë 7-vjeçar Liam.
Lajmi se këngëtari ishte ndarë nga bashkëshortja u bë publik në vitin 2022, ndërsa po atë vit ai zbuloi edhe romancën me partneren e re.