Meritoni dhe Ilnisa do të martohen në Big Brother Vip

Tashmë rituali i dasmave të improvizuara në Big Brother Vip është kthyer në një traditë ndër vite.

Së fundmi një tjetër zarf ka ardhur për banorët ku ata duhet të zgjedhin nusen dhe dhëndrin.
Një zarf sapo ka mbërritur në shtëpinë e spektaklit televiziv “BBVA3”, ku thuhet se gjatë mbrëmjes së sotme do të organizohet ceremonia.

“Banorë, kryeqyteti ynë mbush 104 vjet. Kështu që sonte, vëllai i madh feston me një dasmë tironse me të ftuar speciale Valbona Mema.

Banorët me votim kanë zgjedhur çiftin që do të martohet dhe me shumicë votash është aprovuar martesa për Ilnisën dhe Meritonin.
Dyshja prej ditësh janë duke përjetuar një romancë mes tyre dhe tani ky improvizim do jetë thjeshtë një shtysë mes tyre.