Edona tha se ia bleu i ati fitoren, por ja çfarë bën Shqipe për Lumbardhin pas fitores!

Ndërsa Edona James ende nuk po e përtyp dot faktin që Big Brother VIP Kosova u fitua nga Lumbardh Salihu konkurrentët e tjerë e kanë përshëndetur me kohë vendimin e publikut.

Pak ditë më parë Edona shpërtheu në një intervistë duke thënë se fitorja e Lumbardhit nuk ishte aspak e merituar dhe se ishte e blerë nga babai i tij.

Por finalistja Shqipe Hysenaj duket se nuk mendon njësoj për sa kohë ka postuar një video me momente nga shtëpia me Lumbardhin.

Pavarësisht marrëdhënies me Edonën ajo nuk e ka fshehur një koment pozitiv për fituesin.