Ditën e djeshme, një 4-vjeçar është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.
Shoferja e automjetit, e identifikuar me inicialet G.A., 21-vjeçe, dyshohet se teksa drejtonte makinën ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përplasur të miturin.
Fatmirësisht, i mituri është jashtë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferja 21-vjeçare është vënë nën hetim.