Luiza Gega merr dy të arta në Stamboll

Fiton dy garat në Kampionatin Ballkanik të Sallave të Mbyllura, edhe Burraj në podium

Luiza Gega vijon të shkëlqejë. Atletja shqiptare arriti të prek e para finishin në garën e 1500 dhe 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Ballkanik të Sallave të Mbyllura.

Gega përshkroi më shpejt distancën nga rivalët, për të dominuar kështu garat që u mbajtën në Stamboll.

Në podium u ngjit edhe atleti, Franko Burraj në garën e 400 metrave.

Klan News