“Tjetra të hedh shalën dhe të puth…”- Sara i ndalon Bardhit të shoqërohet me disa prej vajzave në BBV: Është mungesë respekti ndaj meje! Nuk do rrish më me…

Sara Gjordeni i ka vënë “limite” Bardhit duke i ndaluar të rrijë me disa prej vajzave të shtëpisë në Big Brother, pasi është shprehur e bezdisur nga kontakteve fizike me to.

Bardhi tha se kontakti fizik është i paevitueshëm në bashkëjetesë me banorët e tjerë, ndërsa Sara i përmendi edhe vajzat me të cilat duhet të ketë kujdes.

Modelja është shprehur se sipas saj vajzat i janë afruar për të nxehur atë dhe për ta bërë të dal nga vetja.

“Këtu ka njerëz që i bëjnë që unë të dal nga vetja, dhe këtu ¾ nuk i plas të rrinë me ty, më fal që po ta them kaq hapur. Disa po e bëjnë për mua”, pretendon ajo.

Pjesë nga biseda:

Sara: Ca gjëra s’më pëlqejnë. Pse çohesh dhe ikën kur jemi duke folur

Bardhi: Nëse do me u zënë, ashiqare po vrehet

Sara: U shfaqe i bezdisur dhe nuk e vazhdova. Ti shfaqesh i bezdisur dhe do thoja diçka në lidhje me atë pse më ndërpreve. Duhet të kishe respekt për atë që po thoje

Bardhi: Të thash ndalu, po kritikon shumë

Sara: Nuk po të kritikoja, po them çfarë më bezdis në fillim. Dua ta bëj të qartë, kontakti fizik me gocat në shtëpi nuk më pëlqen, zero, të përqafon, të puth në ballë, të vendosë tjetra shalën mbi këmbën tënde dhe të hedhi krahun, është disrespekt ndaj meje. Duke pasur femrën tënde cohu, jo të rehatohesh. Ti për respektin tim lëviz.

Bardhi: Pse a mendon se kam me pas diçka me të. Sa e mençme je

Sara: Nga dje në dark situata ka ndryshuar shumë. Puthja në ballë, ti mendon se ajo është siç ka qenë ai për ne? Apo është e kundërta. Puthja në ballë është për respekt

Bardhi: Ne jemi me një shtëpi, dhe nuk muj unë mu qu çdo 5 minuta

Sara: Domethënë po më thua nëse një femër të hedh shalën, të puth në kokë ti nuk do lëvizësh.

Bardhi: Ti e bërë para gocave. A muj me fol. A muj me u shpreh. A të thash diçka, mendon se mua s’më pengon kontakti fizik.

Sara: Nuk e ke bërë të qartë, s’ma ke ndaluar, unë po ta ndaloj.

Bardhi: Po ta ndaloj dhe unë ty. Disa gjëra duhet me i dit. Me Dean do rri.

Sara: Okej nuk do rrish më. Meqë jemi këtu ku jemi, do vazhdosh të rrish me vajzat…

Bardhi: Dea dhe Arta, Vesa, Rikja më përqafojnë çdo ditë, që t’i kesh parasysh, se kemi pasur marrëdhënië të afer para se më qën ti.

Sara: Se kam parë, se askush të është afruar para se të afrohesha unë

Bardhi: Mos u keqkupto

Sara: Unë kam gjera që më bezdisin, dhe këtu ka njerëz që i bëjnë që unë të dal nga vetja, dhe këtu ¾ nuk i plas të rrinë me ty, më fal që po ta them kaq hapur. Disa po e bëjnë për mua.