Panik në ajër, turbulencat intensive shkaktojnë kaos në avion

Pasagjerët e një avioni në Kili përjetuan momente tensioni dhe ankthi për shkak të turbulencave intensive.

Në një video që është bërë virale në rrjet nga brenda kabinës së një avioni të Sky Airlines me destinacion Puerto Natales në jug të Kilit, pasagjerët përpiqen të ruajnë gjakftohtësinë.

Megjithatë, disa nuk durojnë dot dhe bërtasin, ndërsa celularët dhe sendet e tjera personale bien përtokë.

/abcnews.al