“ALTIN ÇOKU TENTOI TË DJEGË NJË FËMIJË”/ VETËVRASJA E 27-VJEÇARES, LALA ZBULON DETAJE: I KËRKOI TË FSHINTE FOTON, U JUSTIFIKUA SE…

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e “Open” në News24 ka zbuluar detaje lidhur me vetëvrasjen e një 27-vjeçareje pas shpërndarjes së një fotoje të saj në rrjetin social “TikTok”.

Lala u shpreh se viktima ishte nënë e një fëmije të mitur dhe ka qenë më herët e martuar me një shtetas nga Kosova, por për shkak të problemeve në lidhje ajo është kthyer te familja në Shqipëri.

Ajo zbuloi se në kushte të vështira ekonomike nëna e viktimës pastronte banesa, mes tyre edhe atë të Altin Çokut, i dyshuar se ka shtyrë 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes.

Sipas saj nëna i ka kërkuar 27-vjeçares ta ndihmonte në pastrimin e banesës së Çokut, i cili kur ka bërë foton me viktimën është justifikuar duke thënë se kanë qenë miqtë e tij të cilët kanë publikuar foton në rrjetin social “TikTok