I publikoi foto intime të resë që u hodh nga ballkoni, ky është i arrestuari! Dyshohet se ka shantazhuar edhe vajza e të tjera! 27-vjeçarja që ndërroi jetë ishte martuar në Kosovë dhe…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë (11 shkurt) në Kamëz, ku një 27-vjeçare ndërroi jetë pasi u hodh nga kati i katërt i ballkoni të banesës ku jetonte me qira. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë është bërë publikimi i fotove intime nga një 39-vjeçar, i identifikuar si Altin Çoku, personazh i njohur në rrjetet sociale.

Mësohet se 27-vjeçarja ishte e martuar në Kosovë dhe kishte ardhur te familja e saj në Kamëz.

Vajza nuk e ka përballuar situatën dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke u vethedhur nga kati i katërt. Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe këqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen.

Dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari bënte presione të tilla ndaj vajzave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.