VUAN NGA DEPRESIONI, 54-VJEÇARI HIDHET NGA KATI I DYTË, DËRGOHET ME URGJENCË TE TRAUMA

Një 54-vjeçar është hedhur nga kati i dytë i banesës së tij pasi dyshohet se vuante nga depresioni. ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Lushnjë.

54-vjeçari është dëmtuar dhe aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës.

“Më datë 11.02.2024, dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi G. Q., 54 vjeç, banues në Lushnjë, i cili vuan nga depresioni. Për pasojë është dëmtuar dhe po merr mjekim në Spitalin e Traumës.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme