Meritoni nuk është i vendosur për marrëdhënien me Ilnisën, çfarë po ndodh mes çiftit

Edhe pse nuk është një nga ato marrëdhënie që i përcjell ndjenjat përmes ekranit, çifti Meriton Ilnisa u impenjuan të krijonin një raport që, me sa duket, nuk ka për të zgjatur shumë.

Dmth, as brenda shtëpisë së Big Brother, se për jashtë saj nuk ka menduar njeri. Mirëpo, ajo që e ka bërë konkrete luhatjen e çiftit ka qenë hyrja në shtëpi e vëllait të Meritonit.

Pas fjalëve të të vëllait, Meritoni është distancuar pak nga marrëdhënia me Ilnisën.

Në një bisedë mes tyre, Ilnisa i tha Meritonit që ta shkëpusin raportin tyre, nisur nga sjellja e tij, ndërsa ky i fundit shprehet se është i dyzuar, duke mos e pasur të qartë atë që dëshiron të bëjë dhe se si do e vazhdojë lojën e tij.