Nëna e Sibelës tregon SMS-të shantazhuese të Altin Çokut ndaj të bijës: S’ti heq fotot

Janë zbuluar detje tronditëse nga vetëvrasja e Sibela Abedinit, 27-vjeçares e cila u hodh nga tarraca e katit të 4-rt pas mesazheve shantazhuese nga Altin Çoku, i cili dyshohet se i publikoi foto intime në rrjetin social TikTok.

Nëna e viktimës, Daniela Abedini në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ka treguar se në mesazhet që 39-vjeçari i dërgonte të bijës i thoshte “do të bëhesh e dashura ime, o s’ka”.

Sipas saj vajza i kishte kërkuar që të fshihte fotot, por Altin Çoku iu është drejtuar që “do ta bëj edhe më zi”.

“Kur isha dje në polici më thanë që vajza i ka dërguar një mesazh mostra ku i ka thënë “ose do bëhesh e dashura ime ose s’ka”. Vajza ka shkuar të punojë, jo të zërë të dashur. I ka thënë “do ta bëj të keqen”. I ka thënë që videot do t’i hedh në TikTok. Vajza i ka thënë që fshiji ato foto nga TikTok. “Do ta bëj edhe më zi, nuk ti heq”. Vajza është hedhur për shkakun e tij.

Ta dija që vajza mi tregonte, ose do ta vrisja me duart e mia, ose do ta denoncoja në polici. Unë e njoh fëmijën tim”, tha Daniela Abedini.