Shën Valentini, Juli merr surprizën romantike nga bashkëshortja! Puthje, përqafime dhe lot gjatë takimit

Julian Deda është surprizuar nga bashkëshortja, Armanda, me rastin e festës së dashurisë atë të Shën Valentinit.

Fillimisht banorët u urdhëruan nga Vëllai i Madh të ngrijnë, ndërsa në monitor u shfaq Armanda pas një zemre me trëndafila të kuq.
Më pas Julit iu mundësia takimi i afërt me partneren e jetës.

Takimi mes tyre ka qenë shumë romantik. Përpos puthjeve dhe përqafimeve nuk munguan as lotët mes çiftit.

”Kjo është hera e parë që rrimë kaq larg njëri-tjetrit. Armanda është vërtet shoku im i jetës që ndaj çdo gjë. Këshillat e saj vlejnë shumë”, u shpreh Juli, teksa më pas ka shpërthyer në lot.