Një nga festat që nuk harrohet asnjëherë është ajo kushtuar dashurisë “Shën Valentini”.
Këtë festë edhe shumë personazhe publike e festojnë duke uruar e bekuar dashurinë e tyre.
Te disa çifte ky bekim funksionoi e te disa të tjera, koha ndau rrugët e tyre.
Sabri Fejzullahu dhe Nera
Ky çift është shembull i dashurisë. Ndër vite ata treguan se dashuria e tyre nuk ndryshket asnjëherë. Këtu kemi një postim të vitit 2019 kur ndera falënderon Sabriun për dhuratën e marrë.
Robert Berisha
Roberti vite më parë uroi Norën me fjalë zemre. Vitet kaluan por rrugët mes tyre u ndanë. Ata së bashku kanë një fryt dashurie. shkruan “Kosovarja”.
Besi dhe Xhensila
Bekimet dhe urimet e Besit me Xhensilen çdo vit nuk munguan në këtë dite të shenjët. Tani çifti po përjeton një krizë. Urojmë të mos zgjasë shumë, kjo ditë të jetë kthesë për lumturin e tyre.
Vesa Luma dhe Big Basta
Edhe ky është një nga çiftet që ndër vite uruan njëri-tjetrin. Sot dashuria e tyre është e kurorëzuar me një fryt dashurie, djalin e tyre, shkruan “Kosovarja”.
Ramush Haradinaj dhe Anita
Janë një nga çiftet e komentuara në vend. Në kohën kur Ramushi ishte kryeministër këtë ditë e festoi me shumë lule.
Vitet kaluan po të dy kanë një jetë te lumtur bashkëshortore
Sinan Hoxha dhe Andrra
Sinani gjithmonë i kushtoi rëndësi Shën Valentinit.
Me udhëtime luksoze e pamje nga shtrati me lule. këngëtari e lumturoi të dashurën e tij.
Këtu janë disa pamje nga festa e tyre ndër vite.
Këto ishin disa postime të figurave tona publike, që i dedikuan urime të dashurve të tyre këtë ditë të shenjët vite më parë, shkruan “Kosovarja”.