Dyshoi se konsumoi fotoksinë, humb jetën 23-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Shtetasje me inicialet S.H., 23 vjeçe, ka humbur jetën, pasi ajo dyshohet se konsumoi fotoksinë. 23-vjeçarja u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por uniformat e bardha nuk kanë arritur ta shpëtojnë.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen.