Sherr mes vajzave , procedohen dy adoleshentet. Bien në pranga dhe 2 shtetas

FIER- Në 24 orët e fundit, në prangat e policisë së Fierit përfunduan 2 shtetas, si dhe 4 të tjerë u proceduan penalisht. Policia e Fierit njofton se ka proceduar penalisht një 19-vjeçare dhe një 17-vjeçare, pasi janë konfliktuar me një tjetër 17-vjeçare.

Në pranga ra një shofer 55-vjeçar, pasi duke ecur me automjet në gjendje të dehur, ka përplasur një tjetër makinë. Për rrjedhojë, ka pasur vetëm dëme materiale. Gjithashtu, i arrestuar përfundoi edhe një 29-vjeçar, që ngiste mjetin në gjendje të dehur.

Efektivët në Fier kanë proceduar penalisht një shtetas, që ka kanosur një mjek. Ndërsa, në Divjakë u procedua një tjetër person, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur një shtetas.