“Për herë të parë e bëra para 2 vitesh”, Arbana Osmani tregon të gjitha botox-et dhe trajtimet në fytyrë

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani ka treguar trajtimet që ajo ka bërë në fytyrë. Përmes postimeve në Insta Story, Arbana ka rrëfyer se për herë të parë e ka provuar botox-in (i cili zgjat 4-6 muaj në varësi të personit), para nisjes së Big Brother.

“Botoxin e kam bërë për herë të parë para 2 vitesh para fillimit të BB, vetëm të zona e ballit. Isha tmerr frikë normal, por që më pëlqeu rezultati dhe e ri përsërita pas 6 muajsh”, ka shkruar Arbana.

Ndërsa, ajo ka treguar edhe kur e kishte bërë për herë të fundit.

“Për herë të fundit e kam bërë vjet para dasmës, te balli dhe pak poshtë syve”, ka treguar ajo.

“Për herë të parë e bëra para 2 vitesh”,
“Para dasme kam bërë gjithashtu morpheus dhe prophilo, fiks si nuset e qemotit që nuk linin gjë pa bërë”, ka shkruar ajo në Instastory.

Arbana ka treguar gjithashtu se i kan pëlqyer rezultati.

Botox është një lloj proteine neurotoksik, që prodhohet nga një bakter dhe injektohet në çarëdolloj muskuli të fytyrës për ta bërë atë të palëvizshëm në mënyrë që të mos thesohen rrudhat.

Profhilo është një nga trajtimet jo-kirurgjikale që Hidraton lëkurën, por gjithashtu rrit elasticitetin e lëkurës dhe nivelet e kolagjenit po ashtu. Injektohet vetëm në 5 pika në çdo anë të fytyrës/qafës. Nga këto vende injeksioni, ajo do të përhapet, duke gjetur rrugën e saj nën sipërfaqen e lëkurës, për të trajtuar të gjithë fytyrën/qafën. Në këtë formë ai ndihmon në reduktimin e vijave të holla të rrudhave të vendosura në këto zona. Zgjat 6-12 muaj.

Morpheus 8 qe perdoret per fytyren dhe dekoltene eshte e vetmja teknike e aprovuar nga FDA me penetrim deri ne 4mm. Kjo radiofrekuence e fraksionuar aktualisht eshte trajtimi me ne ze dhe me i sigurt i momentit, me rezultate mahnitese. Kjo teknike quhet ndryshe lifting jo-kirurgjikal i fytyres