Do ta fejonte pa leje, vajza vret dhe varros babain pranë oborrit të shtëpisë

Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë të premte në fshatin Shënavlash të qytetit të Durrësit, pasi një 19 vjeçare ka vrarë babin e saj dhe e ka varrosur pranë ambienteve të shtëpisë.

Autorja Hygerta Meta është arrestuar dhe dyshohet se ka vrarë babanë Pëllumb Meta, të cilin më pas e ka varrosur në kasollen e lopës. Fejesa me shkuesi ka qenë motivi i këtij krimi të rëndë në familje, pasi vajza ka folur se babai ka dashur ta fejojë me zor dhe pa lejen e saj.

Ndërkohë policia ka shumë pikëpyetje për të vërtetën e kësaj ngjarje, pasi arma e krimit ende nuk është gjetur.

Dyshimet janë se mund të ketë edhe persona të tjerë të implikuar në krim kjo duke u nisur nga dinamika e ngjarjes e cila ende ka pika të dyshimta.