Mbeti i vrarë nga vajza e tij, policia gjen armën e përdorur për vrasjen e Pëllumb Metës! E reja e kishte hedhur në…

Pak orë pas zbulimit të krimit të rëndë në Shën Vlash të Durrësit, ku vajza vrau babain e saj, policia ka gjetur armën që dyshohet se 19 vjeçarja Hygerta Meta e ka përdorur për të vrarë të atin Pëllumb Meta 50 vjeç.

Mësohet se e reja e kishte hedhur armën e krimit në një moçal, ndërsa tashmë pritet që të dërgohet në Institucionin e policisë për ekzaminim.

Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë, ndërsa ka qenë djali 25-vjeçar i cili shkoi në policinë e Durrësit, për të kallëzuar largimin e të atit.

4 ditë pasi mori denoncimin, policia gjeti fillimisht makinën e 50-vjeçarit të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia. Në këtë pikë, nën dyshimet se Pëllumb Meta ishte zhdukur policia intensifikoi hetimet dhe arriti të siguronte prova që në fakt treguan se ai ishte vrarë.