Performanca e Gentit “përplas” Adi Krastën dhe Arilenën: Ti e vendos se është e pamjaftueshme?

Për Adi Krastën performanca e Gentit në X Factor Albania në Tv Klan ishte e pamjaftueshme sonte. Ai këndoi “Refuzoj” të Alban Skënderajt.

Por, Adi Krasta tha: “E para, nuk m’u duk ndryshe. E dyta, mundim i madh për skenografinë që ti mos të të hutohesh por të këndosh. Pati pavendosmëri për të gjetur sa duhet të zgjasë fallceto. Ishte e pamjaftueshme dhe duhet që publiku të tregohet inteligjent dhe të përcaktojë kush duhet të eleminohet”.

Por, nuk ishte dakord me të mentorja e tij Arilena Ara.

“E pamjaftueshme pse? Apo e vendos ti?”, pyeti ajo Adin, i cili u kundërpërgjigj: “Një pyetje tipike e televizioneve sot. Është e pamjaftueshme nuk thashë se është për showdown. Ky është mendimi im”.

Arilena u shpreh e sigurt se Genti nuk do dalë në showdoën dhe ftoi fansat ta votojnë.

/tvklan.al