Përplaset nga makina burri i këngëtares Shkurte Fejza! Ishte duke ecur rrugës në këmbë

Bashkëshorti i këngëtares së njohur Shkurte Fejza, Hajrush Behluli është aksidentuar ditën e sotme nga një makinë në Prizren.

Ai ishte duke ecur në këmbë, kur ndodhi incidenti.

Lajmin e ka konfirmuar për median kosovare Telegrafi, vajza e tij Gresa Behluli.

Bashkëshorti i këngëtares ndodhet në spital, ndërkohë që nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia.