“As frymë nuk merrnim dot lirisht po të mos donte ai”, djali i madh rrëfen përse vrau të atin: E çova nga gjumi dhe e qëllova

Dëshmia e Hysen Metës, ekzekutorit të babait të tij Pëllumb Metës është zbardhur një ditë pas zbardhjes së dinamikës së vrasjes.

“Qëllova mbi të. E qëllova disa herë. Nuk u përmbajta më. Bashkë me motrën e futëm në plastmas. Donim të fshihnim gjurmët. E zhveshëm dhe e mbështollëm me plastmas. Më vonë në mbrëmje e çuam te kasollja ku hapëm gropën dhe aty e varrosëm.

E zhvendosa makinën e tij te sektori Rinia dhe u ktheva me vëllain që kishte marrë mjetin e një të njohuri e më kishte ndjek.

Mbrëmjen e 13 shkurtit u paraqita në polici dhe denoncova humbjen e kontakteve me babain. Ishte e rëndë, por ndodhi. As frymë nuk merrnim dot lirisht në shtëpi po të mos donte ai.”