U vra nga fëmijët, vëllai i jep lamtumirën e fundit 50-vjeçarit në Durrës

Ditën e sotme, familja e vëllait të Pëllumb Metës, ka hapur dyert e mortit për t’i dhënë lamtumirën nga banesa e tij, 50-vjeçarit që u vra nga fëmijët.

Dy vëllezërit kanë banesat afër në Shënvlash. Tre fëmijët e viktimës, dy djemtë dhe vajza ndodhen në burg, ndërsa gruaja e viktimës në hetim në gjendje të lirë, sepse ka pasur dijeni.

U vra nga fëmijët, gruaja nuk shkon në ceremoninë mortore të Pëllumb Metës

Vrasja e 50-vjeçarit në Durrës/ Cili ishte roli i vajzës, djemve dhe gruas në krim

Vrau babanë me armë zjarri në bashkëpunim me motrën dhe vëllanë, ky është 25-vjeçari Hysen Meta

“Ishte bërë i padurueshëm! Planin e realizova me motrën, donte ta fejonte padëshirë!” Zbardhet dëshmia e djalit që ekzekutoi të atin në Durrës

“Mora përsipër krimin të shpëtoja vëllanë!” Çfarë tregoi 19-vjeçarja pas zbulimit të vrasjes së Pëllumb Metës
Për vrasjen e 50-vjeçarit, akuzohet djali i madh Hysen Meta, vëllai i vogël Amarildo dhe motra Hygerta akuzohen për bashkëpunëtorë.

Njësoj si 19-vjeçarja, edhe vëllezërit kanë dëshmuar se shkak kanë qenë konfliktet e vazhdueshme në shtëpi, që arritën kulmin me fejesën pa dëshirë të të resë.

Policia konfirmoi se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një konflikt të çastit, por një plan të menduar nga fëmijët e tij.

Detaji që i ka “tradhtuar” në realizimin e ngjarjes, ka qenë telefoni që e kishin harruar në xhepin e viktimës.

Për pasojë, policisë i rezultonte që viktima ndodhej në shtëpi. Nisur nga ky detaj, kanë nisur kërkimet në banesë nga ku rezultoi se Pëllumb Meta, ishte groposur në kasollen pranë shtëpisë.

Makina e tij ishte dërguar nga fëmijët në Sektorin Rinia, me qëllim që të dukej si mbytje në det, nga ku policia ka kërkuar për disa ditë, por pa sukses.