“Franceska ka hyrë mes nesh”/ Arbër Hajdari i kthehet Romeos: Ke lojë të dobët, kërkon mbështetjen e Heidit

Romeo është përfshirë në një debat me Franceskën gjatë ksaj jave, pasi pretendon se kjo e fundit është future në mes tij dhe Heidit për të krisur marrëdhënien.

Opinionistët dolën kundër tij, madje Arbër Hajdari tha se Romeo po viktimizohet dhe po bën lojë të dobët duke u fshehur pas Heidit.
Arbër: Nuk kam parë një përpjekje që Franceska po tenton të ndajë çiftin, as Julin. Nuk e kam parë në asnjë material filmik. Nëse Franceska shpreh një opinion te Heidi, pse mos ti bëhet qejfi.

Romeo: Nuk je kaq naiv se të njoh
Do të futem dhe unë te bigu? Mos u merr në nivelin tim. Pse u mërzite ti?

Romeo: Heidi u mërzit se unë godita Franceska
Arbër: Lojë e dobët e jotja dhe kërkon mbështetjen e Heidit
Romeo: Unë ktu jam vetëm. Dua të di a është në krahun tim apo jo. Po të të bien ty në tavolinë si do reagoje ti

Arbër: Do mu bënte qejfi
Ledion: Mas çdo burri të suksesshëm, ka një grua të jashtëzakonshme
Romeo: Kur e kam përkrahur atë gocën unë, se ka bërë asnjeri

Ori: S’më bën sens fare diskutimi të ofendohesh nëse dikush ngre në piedestal një meritë të partnerit. Akuza është ngritur ndaj Franceskës, kanë thënë që ka hyrë po ndan çiftet. Më duket abuzive ta vësh Franceskën në këtë pozitë
Arbër: Romeo mendoj që kërkon të viktimizohet. Këto janë shenja të pastra të viktimizimit. Tenton thash se nuk e ke aq fuqi.
Romeo: Mendimi yt