“Shtatzënia më duket e tmerrshme”- Rrëfehet Zhaklin Lekatari, tregon eksperiencën e parë s*ksuale: Pse kam tradhtuar!

Blogerja e seksit, Zhaklin Lekatari ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale dhe intime, nga eksperienca e parë seksuale, tek tradhtia.

Ish-opinionistja e BBV ka pranuar se ka tradhtuar, por edhe që e kanë tradhtuar, teksa u shpreh se “s’është me domosdoshmëri një arsye qëllim për të dëmtuar tjetrin”, por “një problem që problem nuk e zgjidhim me partnerin por e gjejmë zgjidhjen jashtë”.

E pyetur në një podkast nëse është gati të bëhet nënë, Zhaklin Lekatari është shprehur se ideja e të qenurit shtatzënë e tmerron dhe e frikëson.

Ndërsa sa i përket kryerjes së marrëdhënieve seksuale për herë të parë, u shpreh se eksperienca nuk ka qenë edhe aq e mirë.

A ke tradhtuar?

Po, edhe më kanë tradhtuar, edhe kam tradhtuar. Unë nuk besoj tek ajo fjalia që: “once a cheater, always a cheater”. Mendoj që njeriu në periudha të ndryshme të jetës së tij bën zgjedhje të ndryshme dhe mendoj që tradhtia nuk është me domosdoshmëri një arsye apo një qëllim për të dëmtuar tjetrin. Është një mungesë që ne kemi dhe është një problem që ne kemi ndoshta me veten tonë dhe këtë problem nuk e zgjidhim në çift, apo me partnerin, apo edhe me veten tonë, por e gjejmë zgjidhjen jashtë.

A je gati të bëhesh nënë?

Shtatzënia me duket e tmerrshme, djerësis vetëm kur e mendoj. Më duket e tmerrshme që do rrish 9 muaj, do kesh një njeri brenda vetes tënde, Sado më duket e forte se jep jetë dhe është fuqi e madhe, por kjo fuqia e madhe më frikëson shumë. Nuk e di si i bën gjërat që bën. Nuk besoj tek instikti i nënës.

Çfarë është seksi për ty? Si ka qenë përvoja e parë seksuale

Dëshirë! Marrëdhënia ime e parë seksuale nuk ka qenë gjë të them të drejtën sepse isha 16-vjeçe dhe personi tjetër 2 vite më i madh. Nuk kishim eksperiencë, dhe kishim të dëshirë për të eksploruar.

Por ka shumë siklet, obobo çfarë duhet të bëj, gjëra jo të bukura vizualisht. Nuk e di të them a pati një marrëdhënie seksuale, a bëmë realisht seks. Marrëdhënia me seksualitetin nuk ka qenë e mirë deri në moshën 25-vjeçare. Kam pasur të dashur, por nuk mendoj se kam bërë seks në mënyrë të vetëdijshme.

Sa ka qenë lidhja më e gjatë?

Kam pasur lidhje të gjata 6-vjeçare. Ose krijoj lidhje të gjata, ose rri vetëm fare. Kam marrëdhënie intime me dikë, por jo me një partner. Vajzat të duan veten, të bëjnë dashuri me veten e tyre nëpërmjet masturbimit, të blejnë lodra seksuale.