Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e mikpritjes për herë të parë në Shqipëri, të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt.
Kreu i qeverisë e ka pritur Zelenskyn në hyrje të godinës së qeverisë më pas e ka shoqëruar brenda ambienteve deri në zyrën e tij.
Zelensky sot në Tiranë, cili është historiku i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Ukrainës!
Rama i ka dhuruar Zelenskyt edhe librin e tij me piktura.