“Nuk kam frikë”/ Vogëlushja 11-vjeçare sfidon sulmet izraelite, raporton për luftën nga Gaza e shkatërruar

Sumayya Wushah, është një nga gazetaret më të veçanta në botë.

Në një moshë vetëm 11-vjeçare, vogëlushja palestineze ka sfiduar kushtet ekstreme në Gaza, dhe raporton në lidhje me luftën.

Wushah ka thënë në një intervistë për AlJazeera se nuk ka frikë të raportojë nga qyteti i shkatërruar.

Vogëlushja ka rrëfyer se në fillim prindërit e saj kanë qenë kundër vendimit për të raportuar nën frikën se mund të kthehet në shënjestër të sulmeve izraelite, por se u dorëzua përballë këmbënguljes së saj.