Neuropsikologia: Fëmijët që vranë babanë asnjë pendesë, po mbulojnë arsyen e vërtetë

Vrasja e Pëllumb Metës në Durrës u zbulua rreth 13 ditë më vonë, gjë që e vështirëson edhe ekspertizën nga ana e policisë apo mjekësisë ligjore.

Por fakti që prova më e fortë e vrasjes, pikërisht trupi i të ndjerit, u gjet në oborrin e shtëpisë i dha policisë mundësinë që të rindërtojë rrjedhën e ngjarjes së rëndë. Gjatë këtyre ditëve edhe dëshmitë e fëmijëve kanë qenë të ndryshme dhe kontradiktore.

Elma Miftari, neuropsikologe klinike tha në emisionin GoodMorning Abanians në Euronews Albania se fakti që fëmijët nuk kanë shfaqur asnjë shenjë pendese edhe 13 ditë pas krimi kaq të rëndë tregon se ata janë duke mbuluar arsyen e vërtetë të vrasjes.

Sipas saj, duhet të analizohet më tepër nëna pasin formimi i personalitetit të fëmijëve është i lidhur më së shumti me të.

“Duhet të kuptohet çfarë mendimesh u ka përcjellë nëna fëmijëve lidhur më babanë e tyre, traumat janë shumë komplekse. Unë besoj se tre fëmijët së bashku me nënën e kanë përgjigjen se çfarë ka ndodhur. Edhe nëna është shumë e vetëdijshme se çfarë e solli këtë ngjatje. Fakti që ata nuk shfaqin asnjë shenjë pendese edhe 13 ditë pas krimit atëherë është një version i mirëmenduar që po paraqitet për të fshehur arsyen e vërtetë”, tha ajo.