Gruaja e varur në qepena bëhet “hit” në Tik-Tok: Nuk di si ta përballoj famën!

Një grua që u ngrit në ajër nga qepenat e dyqaneve ka bërë shaka se do t’i duhet “të përballojë famën” pasi pamjet nga kamerat e sigurisë gjatë incidentit u bënë virale.

Anne Hughes, pastruese në dyqanin Best One në Tonteg, Rhondda Cynon Taf, u ngrit disa metra në ajër kur palltoja e saj u kap nga qepenat. Dyqani e ndau klipin në TikTok ku është shikuar 1.8 milionë herë. “Nuk do ta dëgjoj kurrë fundin e saj”, tha ajo.

Zonja Hughes, 72 vjeç, tha se doli në pension zyrtarisht shtatë vjet më parë, por që atëherë kishte punuar në dyqan. Ajo tha se kishte qenë e mbështetur te grilat kur pronari i dyqanit i hapi ato nga brenda.

“Ai nuk mund të më dëgjonte duke bërtitur kur kuptova se isha kapur,” tha ajo për BBC. “Kur qepeni ishte plotësisht i hapur, atëherë thirra emrin e tij dhe shyqyr që doli dhe uli pak grilat dhe arriti të më merrte në krahë. Ajo tha se ishte tronditur nga incidenti, por nuk ishte plagosur – dhe madje e kishte parë anën qesharake. “Do të më duhet të përballoj famën, të kem gjithmonë grim. në nuk do të shkoj më kurrë kundër atyre grilave. Kurrë. Kam marrë mësim”.