“Je frikacak! Unë për ty…”- Sara pyet Bardhin nëse do dilte bashkë me të nëse ajo përjashtohet nga BBV , këngëtari: Ti ke qëllimet e tua unë të miat

Ish-missi Sara Gjordeni, ka ngacmuar partnerin e saj Bardhi, nëse ai do e ndërpriste garën nëse ajo do të përjashtohej nga shtëpia e BBV, pas një sherri me tone të larta dhe konfrontimi fizik që ajo pati pak ditë më parë me Françeskën.

Teksa ishin shtrirë për të fjetur Sara e pyet Bardhin duke i thënë “ti do dalësh po dola unë”, ndërsa ai është përgjigjur duke u shprehur “kam edhe unë qëllime dhe s’po dua ti ndal”.

Më tej ajo e ka quajtur këngëtarin frikacak, ndërsa shtpi se ajo di dilte bashkë më të, nëse Bardhi do largohej nga shtëpia para saj.

“Nëse unë dal, ti vazhdo qëllimet e tua unë të miat. Dua të të nxjerr ashtu siç je, që unë dal për ty e ti nuk del për mua”, u shpreh Sara.

Pjesë nga biseda:

Sara: S’do ti të iki unë? U përpoqa, e dua këtë lojën shumë shumë, paçka se ka momente dobësie plotë. Edhe po ika në shtëpi do jem.

Bardhi: Po s’ka arsye me ik.

Sara: E di që nuk ka. Po nëse vendoset…

Bardhi: Zarf i zi, zaf i kuq, u anulua televotimi, s’po di ca mund të jetë. Po çfarëdo që të jetë, jam krenar për ty.

Sara: Ti do dalësh po dola unë?

Bardhi: Ëhë

Sara: Nuk del ti, e di pas nuk del. Se nuk do vetë, jo se nuk dua unë. Se unë të lë, a do me ardh hajde. Unë gjithmonë e kam thënë për ty.

Bardhi: Dhe unë e kam thënë për ty, por e kemi rënë dakord për diçka tjetër.