Alketa poston foton e fundit me të dy prindërit: Mami kaloi iktus, e shpëtoi babai

Këtë 8 mars, Alketa Vejsiu zgjodhi ta uronte të ëmën përmes një statusi kremtues për jetën dhe forcën e dashurisë e respektit, që arrin ta kapërcejë ndarjen.

Statusi i plote:

Sot eshte Festa e Vajzave dhe Grave. Ne foto eshte nena ime e shtrenjte e cila ka kaluar vitin me sfidues per shkak te nje Iktusi te kaluar ne fillim te vitit. ( Arsyeja pse nuk hedh foto; njerezit me pyesin gjithmone). Kjo eshte foto e fundit qe kemi te 3. Shume domethenese sepse Babi im e shpetoi ate dite.

Ishin ne telefon te dy…Babi kuptoi qe dicka nuk shkoi, dhe mori masat te shkonte dhe ta shpetonte ne spital me urgjence. Por te mos kish qene Ai, mund ta kisha humbur dhe nenen…Edhe pse te ndare prej shume vitesh mami dhe babi kane pasur nje raport te shkelqyer ( me mire te ndare sesa kur ishin te martuar). Secili pati jeten e tij. Cdo zgjedhje te tyren me partnere te tjere e kam respektuar dhe dashur sepse kam zgjedhur te paren lumturine e prinderve.

Babi u shua ne Nentor. Dhe gjeja e mire e fundit ishte shpetimi i jetes se mamit te cilen kam mundesi ta perqafoj ende. Goditja i ka prekur pak te foluren, por kemi bere shume permiresime dhe fjalet qe mami thote me shpesh jane Zemra Ime ; Shpirti Im❤️.

Fjale qe dua tja them une sot.

Jam e lumtur qe jam vajza e tyre.

Eshte bota e grave sac eshte e burrave.

Bashke kur gjejne njeri tjetrin, por dhe kur jeta nuk eshte perfekte; te udhehequr nga dashuria dhe qellimet e mira Grate dhe Burrat mund te bejne gjera te mrekullueshme!

Mama Te Dua Shume❤️ #pergjithmonegiulia

Gezuar cdo vajze dhe gruaje. Dhe cdo dite e paci gezim feste yje dhe lule. Per ju mimozat duhet te celin gjithe vitin, edhe ne dimer!