Vajza humb ndjenjat në koncertin e tij, këngëtari shqiptar reagon menjëherë dhe bën gjestin e mrekullueshëm

Mbrëmjen e kaluar, këngëtari i njohur, Meda ka qenë i pranishëm në një koncert në Londër. Teksa ka qenë në skenë duke performuar, një fanse e tij ka humbur ndjenjat, duke shkaktuar një panik tek gjithë të pranishmit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Medës, i cili ka ndërprerë koncertin dhe ka zbritur nga skena, duke i ofruar ndihmën e menjëherëshme vajzës.

Në videon që ka po qarkullon në rrjetet sociale, këngëtari shihet teksa e ka marrë në krahë fansen dhe e dërguar në një ambjent më privat për t’i ofruar ndihmën e parë.

Ky gjest është vlerësuar shumë nga fansat e artistit, duke komentuar pozitivisht gadishmërinë e tij për të qenë pranë fanses në ato momente të vështira.