“Ky nuk ka shans të jem unë”! Fevziu nuk u beson syve: Se nuk zhvishem dot këtu, por..

Inteligjenca Artificiale, të mirat dhe të këqijat e saj. Duket se për një kohë të gjatë kjo çështje do të na ndjekë duke qenë se që tani Inteligjenca Artificiale (AI) po i jep efektet e para.

Një nga fushat ku ajo po ndihet më së shumti është në editimet e videove dhe fotove. Dhe një shembull më konkret na e solli ekspertja Denisa Kele, që si avatar kishte marrë Blendi Fevziun, duke na e sjellë në disa raste të ndryshme, nga gladiator, me flokë, si një personazh mbretëror e deri me muskuj. Por kjo solli reagimin me humor të Fevziut, sidomos me foton me muskuj.

Blendi Fevziu: Ky nuk ka shanse të jem unë. Si e bën ti këtë?Ti ke marrë një trup tjetër, ke vënë… Që s’jam unë aty dallohet, se unë nuk zhvishem dot ta tregoj që s’jam si ai.

Kele tha se me personazhet që janë gjeneruar nga një foto e thjeshtë e Fevziut mund t’i përdorin për të krijuar një libër të animuar.

Denisa Kele: Unë kam menduar që të bëjmë një libër të animuar që ndoshta narrativën mund ta zgjidhni ju, ndoshta dhe unë dhe mund t’i përdorim këto personazhe për të krijuar një libër të animuar ndoshta./tvklan.al