Egla debat me Meritonin: Ke nevojë për psikolog/ Arbër Hajdari i kthehet keq: U ke thënë banorëve se kanë probleme mendore, për vete nuk e toleron

Situatat mes Eglës dhe Meritonit kanë qenë të ashpra gjatë javës, por në të njëjtën konotacion vijuan edhe mbrëmjen e sotme të Big brother VIP.

Eglën e ka shqetësuar fakti që Meritoni i ka ardhur shumë pas vetes, kjo gjë e ka shtyrë atë që t’i kërkojë të bëjë vizitë tek psikologu.
Ky veprim nuk u prit aspak mirë nga opinionisti Arbër Hajdari, i cili i tha se kërkon që të tjerët t’i kërkojnë falje, kur në të vërtetë u ka thënë banorëve se kanë probleme mendore.

Egla: Banorët flasin edhe unë bëj të njëjtën gjë. Rasti i Meritonit, se unë njoh shumë pak prej tyre jashtë, unë informacionet nga këta i kam marrë këtu. Në momentin që është një meriton që të vjen mbrapa gjithë ditës. Ai flet e flet e flet, i thash më pas kemi një psikolog këtu. Nuk është strategjia imë të marr informacione kaq strategjike në lojë.

Meritoni: Nëse po, ku do të dalësh? Kjo mundohet të përdorë izolimin. Ka qenë rasti i një familjarin timin që ma ka treguar për pjesën e izolimit.

Ilnisa: Si ka mundësi moj Egla që të gjithë nuk kuptojnë vetëm ti e bën.
Egla: Ajo ishte për të mbrojtur veten.
Ledion Liço: Egla ti nuk bën asgjë që Ilnisa të të thotë lakuriq nate ose që Meritoni të ngjitet mbrapa.

Egla: Pas puntatës ku kemi pasur në lidhje direkte Grida Duma ajo ka reaguar keq për komentin tim.
Arbër Hajdari: Ti i thua Jetmirit më kërko falje në momentin që të tha se ke probleme mendore. Ndërkohë që ti i thua Meritonit për psikologun, të njëjtën e ke bërë edhe me Ilnisën.

Meritoni: Egla është ajo që kur Largova Ilnisën nga debati i ashpër, ajo më ka folur me ironi. Egla është ajo mundohet të më bëjë djalë të keq duke përdorur situata.