Lot dhe lule, zi për 19-vjeçarin shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi, mëngjesin e ditës së djeshme, pasi mjeti me të cilin udhëtonte është përplasur kokë më kokë me makinën e drejtuar nga këngëtari grek Janis Ksanthopoulos, 24 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Dekelias” në Menidi, ku fuoristrada e këngëtarit Janis Ksanthopoulos, ka devijuar dhe është përplasur ‘kokë më kokë’ me një automjet tjetër.

U përplas me makinën e këngëtarit grek, ndërron jetë 20-vjeçari shqiptar në Greqi
Miqtë e 19-vjeçarit kanë lënë një lule në vendin e përplasjes, ndërsa disa kanë shpërthyer në lot për humbjen e shokut të tyre.