I prishi ditëlindjen e të atit që nuk jeton më,Erjola Doçi shpërthen keq ndaj Eglës: O kafshë është torta e babit tim…

Erjola Doçi ka shpërthyer keq ndaj Egla Cenos mbrëmjen e djeshme, pasi kjo e fundit i përplasi për tokë tortën që banorja kishte përgatitur për ditëlindjen e të atit.

“O diote është torta e babit tim. O injorante, o kafshë”- iu drejtua Erjola banores mes lotësh, ndërsa aktorja u shpreh se nuk ka të bëjë fare me tortën.

Nga ana tjetër banorët e “BBVIP” mendojnë se Egla e ka bërë këtë veprim me qëllim që të acarojë moderatoren.

Pjesë nga debati:

Egla: Të keni me ça të merreni dhe mos të merreni me këta të dy. Po të jap një variacion

Erjola: O diote është torta e babit tim. O injorante, o kafshë

Egla: S’ka të bëjë me tortën

Erjola: Ishte torta që i bëra për ditëlindje

Roza: Ajo e bën kastile po lejeni

Rike: O Roza ajo nuk është normale

Juli: Mos e komentoni fare se nuk është normale. Mos shkoni ti thoni atje

Erjola: Është barbaritet nuk është lojë, hera e parë që doja të festoja Ditën e Verës. Është barbaritet. Nuk doja të qaja sot